Poke bowl në Tiranë
Tas me oriz sushi, salmon ose karkaleca, avokado, edamame dhe alga wakame. Me dërgesë në Tiranë ose pickup.

Çfarë është poke bowl
Poke vjen nga Havai, ku do të thotë “i prerë në copa”: peshk i papjekur i prerë në kubikë, me salcë soje dhe susam. Sot poke bowl është një tas i plotë me oriz, proteinë dhe perime, që hahet si drekë ose darkë.
Te Ginger Sushi e bëjmë me oriz sushi, avokado, edamame, alga wakame dhe susam, me salmon, karkaleca ose vetëm perime.
Poke bowl-et tona dhe tartari
Poke bowl apo sushi?
Poke bowl ngop më shumë se një rol i vetëm dhe hahet me pirun. Sushi është më i mirë kur do të provosh disa shije në një darkë.
Nëse nuk vendos dot, Combo Bowl ka të dyja: një poke bowl sipas dëshirës, gyoza me karkalec dhe një California Roll. E gjen te kombinimet në menu.
Pyetje për poke bowl
A keni poke bowl vegjetarian?
Po. Vegetarian Poke Bowl ka oriz, wakame, edamame, avokado, kastravec dhe susam.
A vjen mirë poke bowl me dërgesë?
Po. Poke bowl hahet i ftohtë, ndaj nuk humb asgjë gjatë rrugës. Dërgesa brenda unazës zgjat rreth 35 minuta.
Sa kushton një poke bowl?
Çmimi i saktë online është në listën më lart dhe përditësohet vetë nga sistemi i porosive.



