Menuja e sushit dhe çmimet
Të gjitha pjatat e Ginger Sushi me përbërësit dhe çmimin online: role speciale, nigiri, poke bowl, antipasta dhe mochi. Çmimet përditësohen vetë nga sistemi i porosive.
Maki, uramaki apo nigiri?
Emrat ngatërrohen lehtë, por dallimi është te mënyra si mbështillet orizi.
Maki
Alga nori jashtë, orizi dhe mbushja brenda. Te ne i gjen të skuqura: Fried Ebi Maki me karkalec dhe Fried Kani Maki me surimi.
Uramaki
Rol "së prapthi": orizi jashtë, nori brenda. California Roll dhe shumica e roleve speciale janë uramaki, shpesh me tobiko ose susam sipër.
Nigiri
Pa nori dhe pa rol: një fetë salmon, karkalec ose avokado mbi oriz të formuar me dorë.
Nëse do diçka pa oriz në formë roli, provo poke bowl-et me salmon ose karkaleca. Për kushtet e porosisë shiko faqen e dërgesës së sushit në Tiranë.
Pyetje për menunë
A janë çmimet me zbritjen online?
Po. Çmimet në këtë faqe janë ato që paguan kur porosit online, me zbritjen e përfshirë. Ato lexohen drejtpërdrejt nga sistemi i porosive, ndaj janë gjithmonë të njëjta me shportën.
Çfarë ka për vegjetarianët?
Vegetarian Roll, Nigiri Avokado, Vegetarian Poke Bowl, edamame dhe Sallata Goma Wakame. Për mbyllje, mochi.
Cilat role nuk kanë peshk të gjallë?
Gjithçka te kategoria "Sushi të gatuara": Ginger Roll, Crazy Ebi Roll, Crunchy Roll dhe makit e skuqura. Janë zgjedhja e duhur për kë provon sushi herën e parë.
Sa role duhen për dy veta?
Zakonisht 2 deri në 3 role, ose një Sushi Combo, që ka tre role brenda: Crazy Ebi, Ginger Roll dhe Crunchy Roll.









































